Duke u përballur me një mungesë prej 75 miliardë eurosh për shkak të Brexit, anëtarët e tjerë të BE-së nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord për buxhetin 2021-2027, me dallimet midis dy blloqeve rivale që bashkohen rreth Francës dhe Gjermanisë, shumë të mëdha për t’u kapërcyer.
Dëshira e Francës për të ruajtur Politikën e Përbashkët Bujqësore (CAP) përputhej me kërkesat për ndihmë të vazhdueshme nga anëtarët më pak të pasur të BE-së, por hasi në kundërshtimin e vendosur nga Gjermania dhe ‘Kuarteti’: Danimarkë, Austri, Suedi e Holandë.
Në pamundësi për të arritur një marrëveshje, samiti në Bruksel i ndërpreu punimet ndërsa askush nuk është përcaktuar se kur do zhvillohet një tjetër samit.
‘Dallimet ishin thjesht shumë të mëdha për të arritur në një marrëveshje’, u tha kancelarja gjermane, Angela Merkel, gazetarëve.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha me keqardhje të thellë se marrëveshja nuk u arrit, duke shtuar se dështimi i samitit tregon ‘ne nuk kemi nevojë për Britaninë për të treguar përçarjet që kemi’.