Vendosni fjalën kyçe....

Edhe 6 ditë kohë për të aplikuar, dokumentet që iu duhen për të përfituar nga rindërtimi


Qytetarët të cilëve u është dëmtuar banesa nga tërmeti i 26 nëntorit, duhet të nxitojnë pranë njësive administrative të plotësojnë formularin online, përmes të cilit përfitojnë nga programi i rindërtimit. Pasi afati përfundon më 28 shkurt.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti inspektoi një ditë më parë procesin e aplikimit në Kombinat, ku janë hapur 6 sportele. Nga kjo vizitë, ajo theksoi se procesi përfundon në fund të këtij muaji.

“Ky proces është hapur në datën 29 janar dhe përfundon në datën 28 shkurt. Duam t’i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët janë prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor, se pavarësisht nivelit të dëmit që ata kanë pasur, t’i drejtohen 27 njësive administrative të Bashkisë së Tiranës për të plotësuar formularin online, për t’u bërë pjesë e përfitimit nga programi i rindërtimit”, tha Ruseti.

Pranë sporteleve të hapura në të gjitha njësitë administrative, qytetarët mund të raportojnë që nga dëmet më të lehta, deri tek ato që kanë të bëjnë me rindërtimin nga e para të banesës së tyre. Ruseti theksoi se aplikimi në portal pranë njësive administrative është e vetmja mënyrë se si qytetarët e prekur nga tërmeti do të mund të bëhen pjesë e programit të rindërtimit.

“E vetmja mënyrë sesi qytetarët do të mund të bëhen pjesë e programit të rindërtimit është duke aplikuar në këtë portal. Më vonë do jetë e pamundur që qytetarët të përfitojnë, duke qenë se njësitë administrative nuk do kenë të mundur të mbledhin të dhënat e tyre në lidhje me strukturën familjare apo me banesën e dëmtuar”, u shpreh ajo.

Sipas nënkryetares, i vetmi dokument që duhet në momentin e aplikimit është vetëm karta e identitetit dhe akti i verifikimi, të cilën nëse nuk e ka individi, një kopje të saj e ka patjetër njësia administrative ku do bëhet aplikimi, si dhe certifikata e pronësisë së banesës apo çfarëdo lloj dokumenti tjetër i cili vërteton pronësinë e banesës së dëmtuar nga tërmeti i datës 26 nënto,.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *