Vendosni fjalën kyçe....

Është zyrtare, “Friends” po rikthehen me seri të reja


Është zyrtare, kasta e “Friends” do të ribashkohet, pas më shumë se 15 vjetësh që nga përfundimi i shfaqjes.

Seritë e reja siç shkruan BBC, do të transmetohen në HBO Max, duke filluar në muajin maj. Megjithatë ende nuk është shpallur një datë.

Të gjashtë aktorët kryesorë, do të jenë pjesë e kësaj specialeje: Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Mattheë Perry dhe David Schwimmer.

Ishte Perry ai që e dha i pari lajmin në Instagram, duke publikuar një foto të kastit të viteve ’90. “Po ndodh” ishte diçitura e kësaj fotoje, të cilën pjesa tjetër e kastit filloi gjithashtu ta shpërndante.

Seriali “Friends” u transmetua nga viti 1994 deri në 2004-ën. Shfaqja përfundimtare u ndoq nga 52.5 milionë shikues në SHBA, duke e bërë atë episodin më të shikuar në televizion të viteve 2000.

E sot ky serial ka fituar mjaft fanza të rinj përmes Netflix. Në vitin 2018, “Friends” ishte shfaqja më e preferuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe shfaqja e dytë më e njohur e Netflix në SHBA.

Aktorja Jennifer Aniston prej kohësh pati lënë të hapur mundësinë për një ribashkim të mundshëm, por pa konfirmuar asgjë.
Sipas Variety, çdo aktor pritet të marrë rreth 2.5 milionë dollarë për të marrë pjesë në sjfaqjen speciale, e cila do të jetë në dispozicion kur HBO Max të fillojë transmetimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *