Vendosni fjalën kyçe....

Rama për negociatat: Për më të vegjlit rregullat nuk respektohen, për të fortit ka gjithmonë një rrugë


Sipas kryeministrit Edi Rama procesi i integrimit drejt Bashkimit Europian po bëhet gjithë dhe më i vështirë për vendet që janë në pritje për t’u anëtarësuar.

Kështu u shpreh ai në konferencën e sotme, “Një kontinent një e ardhme”. Kryeministri shqiptar tha se nuk ishte faji i qeverisë së tij për mos hapjen e negociatave, por situata në të cilën ndodhet BE.

Ai veçoi Francën si ndër aktorët më të ndershmen në këtë debat, me presidentin Macron që sipas tij ka një qëndrim të hapur dhe të drejtpërdrejtë sa i takon Shqipërisë.

 “Nuk ka asnjë dyshim që të gjitha fjalët kyçe të këtyre mesazheve si krimi i organizuar, korrupsioni, janë sfida reale dhe probleme reale, të cilat duhen zgjidhur dhe nuk ka dyshim për këtë. Nëse këto probleme dhe sfida nuk do të ishin reale e serioze, atëherë pse do na duhej të kërkonim çeljen e negociatave?!Për çfarë shërbejnë negociatat për anëtarësim?!

Nga ana tjetër është shumë e qartë se procesi është bërë më i vështirë, dhe dëshpërues dhe i padrejtë për vendet që janë në linjë, në radhë për t’u anëtarësuar. Kjo është arsyeja që përpara çeljes së negociatave, Shqipëria ka bërë hapa para për hapjen e negociatave. Nëse do të shihni se si ka shkuar procesi për Poloninë dhe ata që kanë qenë kandidat më parë për integrimit, tani është bërë më tepër kërkues.

Është në rregull, por duhet të vijë një pikë ku i vjen fundi, pasi është si një ushtrim që nuk ka fund. Në çdo moment kur 1-2-3 vende kanë problemet e tyre, kanë dinamikat e tyre faktike dhe duan të thonë ‘jo’, ato e kanë mundësinë që të gjejnë pretekste, duke i drejtuar gishtin vendeve që u thonë ‘Jo’ për shkak të problemeve që kanë ata. Ne e dimë shumë mirë se ata kanë problemet e tyre.

Do të doja të thoja që e shoh Francën ndoshta si aktorin më të ndershëm në këtë debat, pasi presidenti Macron ka një qëndrim që është i hapur, i drejtpërdrejtë, e brutal. Ajo që po thonë është se ‘Europa nuk po funksionon’. Mund të mos bini dakord me këtë, por është e vërteta ashtu siç e shohin ata. Nuk është mënyrë për t’i rënë vërdallë. Lajm i mirë për ta përmbyllur me një të tillë është që kjo ka hapur një debat të mirë dhe ka sjellë ndryshime të rëndësishme në metodikën e bisedimeve të anëtarësimeve. Duket se janë të mira qoftë për vendet dhe për komisionin dhe për Unionin. E ndoshta do ta bëjnë procesin shumë më të qartë e shumë më të drejtë. Dimë që ‘djalli fshihet tek detajet’ dhe përvoja na ka treguar se për më të vegjlit e më të dobëtit, rregullat nuk janë asnjëherë të respektuara dhe për të ‘fortit’ ka gjithmonë një rrugë.”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *