Vendosni fjalën kyçe....

Raporti – Gjykatësit e Strasburgut të lidhur me Fondacionin Soros e OJQ të tjera


Të paktën 22 nga 100 gjyqtarët e përhershëm në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, rezultojnë të lidhur me 7 OJQ, më e rëndësishmja dhe me më shumë ndikim është Fondacioni Shoqëria e Hapur e George Soros.

OJQ-të, në veçanti Shoqëria e Hapur e Sorosit, ndikojnë përherë e më shumë politikat e institucioneve europiane.

Siç është raportuar nga një studim i përgatitur nga Qendra Evropiane për Ligj dhe Drejtësi, e cituar nga La Verità, OJQ-të kanë një ndikim gjithnjë e më të dukshëm në institucionet ndërkombëtare, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut.

Raporti tregon se të paktën 22 nga 100 gjyqtarët e përhershëm që kanë shërbyer në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg – GJEDNJ, e lidhur me Këshillin e Evropës – mes 2009 dhe 2019 janë ish-zyrtarë ose bashkëpunëtorë të shtatë OJQ-ve shumë aktive në Bashkimin Evropian.

Dymbëdhjetë gjyqtarë janë të lidhur drejtpërdrejt me Fondacionin Shoqëria e Hapur, rrjeti filantropik i themeluar nga financieri liberal liberal, George Soros: shtatë të tjerë i referohen Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, ndërsa pjesa tjetër i atribuohen Amnesty International, Human Right Watch dhe Interighits.

Nga viti 2009 e në vazhdim, ka pasur të paktën 185 raste në të cilat të paktën njëra nga këto OJQ është përfshirë zyrtarisht.

‘Kjo situatë – komenton Qendra Evropiane për Ligj dhe Drejtësi – vë në dyshim pavarësinë e Gjykatës dhe paanshmërinë e gjyqtarëve.’

‘Kjo duhet të korrigjohet’, vijon raporti.

‘Për këtë qëllim, duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje, veçanërisht zgjedhjes së kandidatëve për postet e gjyqtarit, duke shmangur emërimin e aktivistëve.’

Siç shpjegon raporti, shtatë OJQ-të nga të cilat vijnë gjyqtarët e caktuar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, veprojnë përpara Gjykatës ‘në raste të rëndësishme që mund të vendosin precedentë’ dhe shpesh në lidhje me ‘lirinë e shprehjes, të drejtën e azilit , të drejtat e LGBT-ve e kushtet e të burgosurve’.

Gjykatësit aktivistë ‘veprojnë, veçanërisht, me anë të mosmarrëveshjeve strategjike, d.m.th., duke përdorur çështjet gjyqësore për të arritur një objektiv më të përgjithshëm të një natyre politike’.

Ky veprim strategjik ishte veçanërisht i efektshëm ‘në promovimin e të drejtave të njerëzve LGBT në Evropë’, si dhe në ‘amësinë zëvendësuese’. OJQ-ja më me ndikim është sigurisht ajo e manjatit George Soros, një donator i Partisë Demokratike të SHBA.

‘Fondacioni Shoqëria e Hapur – thuhet në raporti – e ka themeluar veten si organizata më me ndikim në këtë sektor. Përmes politikës së saj të financimit të organizatave të tjera, ajo është pozicionuar në krye të një rrjeti të rëndësishëm të OJQ-ve’.

Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të Soros financojnë nisma në favor të ‘lirisë së shprehjes, edukimit të romëve si dhe liberalizimit të drogës, prostitucionit, abortit, të drejtave të emigrantëve, njerëzve LGBT dhe refugjatëve’.

Raporti rendit gjyqtarët që lidhen me Soros. Ndër emrat që spikasin është ai i gjykatësit bullgar Yonk Grozev, që është ende anëtar i gjykatës.

Ai ishte pjesë e bordit të Shoqërisë së Hapur në vendin e tij, si dhe një dege tjetër të trupit të krijuar nga Soros, lituanezi Egidijus Kūris, anëtar i bordit të Fondacionit Shoqëria e Hapur të vendit të tij nga 1993 deri 1995 dhe tashmë aktiv në Nismën për Drejtësi të Shoqërisë së Hapur.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Il Giornale


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *