Vendosni fjalën kyçe....

Me numrin më të madh të infektuarve pas Kinës, Koreja e Jugut ngre “alarmin e kuq” për koronavirusin


Koreja e Jugut ka ngritur alarmin për koronavirusin në “nivelin më të lartë”, pasi numrat e rasteve të konfirmuara vazhdojnë të rriten.

Presidenti Moon Jae-in tha se vendi po përballet me “një pikë kthese të rëndë”, dhe ditët e ardhshme do të jenë vendimtare në betejën për të përmbajtur epideminë.

Pesë njerëz kanë vdekur nga virusi në Korenë e Jugut dhe më shumë se 600 njerëz janë infektuar, shkruan BBC.

Koreja e Jugut ka shënuar numrin më të madh të rasteve të konfirmuara pas Kinës, ku ka pasur më shumë se 76,000 infeksione. Anija e udhëtimit “Diamond Princess” në Japoni gjithashtu ka shënuar më shumë se 600 raste.

“Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare. Qeveria do të ngrejë nivelin e alarmit në nivelin më të lartë sipas rekomandimeve të ekspertëve dhe do të forcojë në mënyrë drastike sistemin tonë të përgjigjes.“- presidenti Moon pas një takimi me ministrat dhe ekspertë.

Ndërkohë, Italia dhe Irani kanë njoftuar marrjen e masave për të provuar të përmbajnë shpërthimin e virusit.

Itali, janë në fuqi kufizime të rrepta të karantinës në dy rajone që konsiderohen si “pika të nxehta”, afër Milanos dhe Venecias.

Njerëzit nuk mund të hyjnë apo të largohen disa qytete në Veneto dhe Lombardi për dy javët e ardhshme pa patur një leje të veçantë. Edhe jashtë zonës, shumë biznese dhe shkolla kanë pezulluar aktivitetet, dhe ngjarjet sportive janë anuluar duke përfshirë disa ndeshje futbolli të Serisë A.

Italia ka shënuar dy viktima dhe numri i rasteve të konfirmuara është rritur në më shumë se 100, me 89 prej tyre në Lombardi.

Përhapja e koronavirusit në Iran është përkeqësuar ndjeshëm, me pesë vdekje që nga e mërkura. Qeveria ka pranuar 29 raste të konfirmuara edhe pse zyrtarët kanë paralajmëruar se virusi mund të jetë përhapur në “të gjitha qytetet”.

Shkollat, universitetet dhe qendrat kulturore në 14 provinca iraniane janë mbyllur që nga e diela.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *