Nisma e Presidentit Ilir Meta për të dalë në shesh më 2 mars me qytetarët në mbrojtje të Kushtetutës ka bërë xhiron në mediat ndërkombëtare.
Më shumë se 156 media dhe agjenci ndërkombëtare nga më të rëndësishme, mes të cilave Associated Press, Euroneës, Voice of America, Washington Post, Msn, New York Times, Wall Street Journal, Ëashington Times, Radio Kina, Russia Today, Miami Herald, etj., kanë raportuar për thirrjen e Metës që të gjithë qytetarët të mblidhen në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në tubimin e 2 marsit disa nga këto media do transmetojnë atë drejtpërdrejt nga Tirana, ashtu siç edhe një vit më parë në disa nga protestat e opozitës.
Mësohet se për pasqyrimin e saj do të ketë transmetime live nga Tirana, Zëri i Amerikës, Al Jazeera, Deutche Ëelle, Associated Press, Euroneës, Reuters etj.