Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria nis hetimet për lajmet e rreme mbi koronavirusin: Përhapja e panikut është e dënueshme


Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, ka nisur hetimet për përhapjen e lajmeve të rreme lidhur me koronavirusin.

Përmes një deklarate, organi i akuzës sqaron se objekti i hetimit lidhet me situatën e krijuar si rezultat i hapjes së informatave për koronavirusin të cilat dyshohen se janë të rreme, për shkak të natyrës sensitive që paraqet përhapja e këtyre informacioneve në masën e gjerë.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, duke marrë shkas nga të dhënat e ndryshme të bëra publike në media si dhe përhapja e mesazheve nëpërmjet telefonit, në lidhje me informacione të dyshuara si të rreme mbi përhapjen e mundshme të Coronavirusit, në vendin tonë, filloi kryesisht hetimin për veprën penale të “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal.

Objekti i hetimit lidhet me situatën e krijuar si rezultat i hapjes së informatave për të cilat dyshohen se janë të rreme, për shkak të natyrës sensitive që paraqet përhapja e këtyre informacioneve në masën e gjerë.

Duke treguar impenjimin maksimal të prokurorisë, në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo përhapje e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim, apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit është penalisht e dënueshme.

Vijojmë të ndjekim me interes të shtuar, çdo të dhënë në raport me rastin konkret, duke kërkuar mirëkuptimin dhe besimin e qytetarëve. Nga ana tjetër, mirëpresim çdo qytetar për informacionet që mundet të disponojnë.”– thuhet në deklaratë.

Ditën e djeshme u përhap panik mes studentësh, nisi të përhapej një audio në “Whatsapp” e një studenteje, e cila aludonte se në Shqipëri kishte të paktën 12 persona të diagnostifikuar me koronavirus, por shteti kërkonte ta mbante të fshehtë. Audio u qarkullua dhe u bë mjaft problematike saqë vajza u thirr të jepte sqarime në polici.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *