Vendosni fjalën kyçe....

Deklarata e fortë e Metës: Do bëj detyrën për rivendosjen e rendit kushtetues, më 2 mars përballja finale me puçistët


Presidenti Meta ka paralajmëruar shpërndarjen e parlamentit në datën 2 mars.

Në një intervistë në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, kreu i shtetit ka deklaruar se do bëjë gjithçka që do i kërkojnë ë qytetarët në tubimin e 2 marsit.

Meta theksoi se do bëjë çdo gjë për rivendosjen e rendit kushtetues duke theksuar se bëhet fjalë për një përballje përfundimtare me puçistët.

‘Unë jam i sigurt që do të jemi në një sintoni të plotë me qytetarët. E rëndësishme është nëse ata pranojnë apo nuk pranojmë më që një grup puçistësh të rrëmbejnë çdo të drejtë të tyre kushtetuese dhe njerëzore, të lirisë së tyre, të llogaridhënës në këtë vend para tyre që paguajnë taksat edhe që paguajnë borxhin që po shkon në stratosferë. Dhe të jenë të sigurt se presidenti do të bëjë detyrën e tij në mënyrën më shembullore për rivendosjen e rendit kushtetues dhe do t’i kërkojë të gjithëve të bëjnë detyrën e tyre, të gjithë aktorëve të tjerë. Këtu nuk mund t’i shmangemi dot kësaj historie. Jemi në një përballje finale me puçistët, nuk ka temë tjetër më të rëndësishme në Shqipëri deri në momentin që do të zgjidhim këtë çështje.’ – tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *