Koronavirusi është përhapur në të gjithë botën qëkur rastet e para u zbuluan në Kinën qendrore në dhjetor. CNN shkruan se më shumë se 2,600 njerëz kanë vdekur në të gjithë botën dhe mbi 80,000 të tjerë janë infektuar nga koronavirusi.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka shpallur një emergjencë shëndetësore publike dhe ka paralajmëruar botën të përgatitet për një pandemi.
Ka të paktën 2.400 raste të konfirmuara të koronavirusit të ri në më shumë se 35 vende dhe territore jashtë Kinës kontinentale. Të paktën 37 njerëz kanë vdekur si pasojë e koronavirusit jashtë territorit të Kinës.
Rastet me koronavirus dhe vdekjet:
- Afganistani: 1 rast
- Australia: 22 raste
- Bahreini: 2 raste
- Belgjikë: 1 rast
- Emiratet e Bashkuara Arabe: 9 raste
- Kamboxhia: 1 rast
- Kanada: 11 raste
- Kina: 77,658 raste, 2,663 vdekje
- Egjipti: 1 rast
- Finlanda: 1 rast
- Francë: 12 raste, 1 vdekje
- Gjermani: 16 raste
- Hong Kong: 81 raste, 2 vdekje
- India: 3 raste
- Irani: 61 raste, 12 vdekje
- Irak: 1 rast
- Izrael: 2 raste
- Italia: 229 raste, 7 vdekje
- Japonia: 840 raste, 4 vdekje (693 raste të lidhura me anijen Diamond Princess)
- Kuvajti: 5 raste
- Libani: 1 rast
- Makao: 10 raste
- Malajzia: 22 raste
- Mbretëria e Bashkuar: 13 raste
- Nepali: 1 rast
- Oman: 2 raste
- Filipine: 3 raste, 1 vdekje
- Rusia: 2 raste
- Singapori: 90 raste
- Koreja e Jugut: 893 raste, 9 vdekje
- Spanja: 2 raste
- Shtetet e Bashkuara: 53 raste
- Sri Lanka: 1 rast
- Suedia: 1 rast
- Tajvani: 30 raste, 1 vdekje
- Tajlanda: 37 raste
- Vietnami: 16 raste