Dhoma e Tregtisë në Lezhë ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të saj, Pashk Palokaj. Biznesmeni Palokaj u arrestua sot me urdhër të prokurorisë pas hetimeve të kryera lidhur me vdekjen e një punëtori në muajin qershor, i cili u rrëzua nga një pallat në ndërtim në Lezhë.
Dhoma e Tregtisë thotë se përgjegjësinë ligjore për rënien nga skela të punëtorit, nuk e mban ndërtuesi por kontraktori. Po ashtu Dhoma e tregtisë e akuzon policinë se e ka arrestuar Palokajn, pa i njoftuar më parë asnjë vendim por duke e ftuar për një takim.
“Ngjarja e ndodhur ne date.16.06.2019 mbi renien nga skela te ndierit M.Sh nuk i perket pergjegjesise ligjore te ndertuesit por te nenkontraktorit. Edhe ne rast se do te ishte e tille, shoqeria gezon drejtues teknik dhe te tjere pergjegjes te drejtperdrejte te kesaj ngjarje.
Pa njoftim, pa vendim te komunikuar, ne menyre kurthi (ftohet per takim), dhe i vene prangat ndertuesit, sipermarresit, Kryetarit te Dhomes se Lezhes ne pabesi dhe ne thyerje te drejtperdrejte te te drejtave te njeriut dhe te drejtes qe i ofron ligji.”- thuhet në reagim.
Mbi biznesmenin Palokaj, rëndojnë akuzat e ndërtimit pa leje, moszbatimit të rregullave të sigurisë në punë dhe punësim i paligjshëm.
REAGIMI I PLOTË I DHOMËS SË TREGTISË
Dhoma e Tregtise Lezhe shpreh indiniaten me te thelle per menyren si po abuzohet me sipermarresit e ndershem.
Ngjarja e ndodhur ne date.16.06.2019 mbi renien nga skela te ndierit M.Sh nuk i perket pergjegjesise ligjore te ndertuesit por te nenkontraktorit. Edhe ne rast se do te ishte e tille, shoqeria gezon drejtues teknik dhe te tjere pergjegjes te drejtperdrejte te kesaj ngjarje.
Pa njoftim, pa vendim te komunikuar, ne menyre kurthi (ftohet per takim), dhe i vene prangat ndertuesit, sipermarresit, Kryetarit te Dhomes se Lezhes ne pabesi dhe ne thyerje te drejtperdrejte te te drejtave te njeriut dhe te drejtes qe i ofron ligji.
Ku po shkojme o Shteti i se drejtes qe cdo dite e me shume nuk je i tille. U rrezuan pallatet si te ishin keshtjella prej rere ne Durres dhe kush e pesoi???(disa fatkeq)
Kjo eshte reformation ne drejtesi.
Doni ti largoni dhe ato pak biznese te ndershme nga Shqiperia????
Vazhdoni e bejeni.!
Dite te lumtura na presin!
Kuzhdo qe e ndjen qe duhet te solidarizohet le ta beje.
Ambasada Amerikane
Delegacioni i Bashkimit Europian
Shoqatat e biznesit
Reagoni sa nuk eshte teper po teper vone