Vendosni fjalën kyçe....

Dy gra e një burrë vriten brenda 24 orësh, çfarë dihet nga krimet në Mirditë e Durrës që tronditën vendin


Dy ngjarje tejet të rënda kanë tronditur vendin në harkun kohor të 24 orëve. Tre persona, dy gra e një burrë janë vrarë në Mirditë e Durrës, ndërsa autorët e këtyre krimeve kanë qenë familjarët e tyre.

Mbrëmjen e djeshme, 36-vjeçarja Esmeralda Filopati dhe i vëllai, Vledison Filopati, 34 vjeç , u ekzekutuan nga ish-bashkëshorti i Esmeraldës.

Krimi ndodhi në Kodër Rrëshen e autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë është Fatmir Kolecaj. 47-vjeçari Kolecaj dyshohet se u ka zënë pritë teksa Vladison Filopati kishte shkuar të merrte nga puna të motrën, që punonte në Rrëshen.

Pas një debati ka qëlluar vëlla e motër me automatikun që mbante me vete duke i lënë të vdekur në vend.

Kolecaj kishte tre vajza me ish-bashkëshorten, që e kishte denoncuar për dhunë e që kishte çuar në arrestimin e 47-vjeçarit në vitin 2017 e dënimin e tij me dhjetë muaj burg.

E ndjera kishte një urdhër mbrojtjeje nga Gjykata, por ai nuk zbatohej pasi Kolecaj i afrohej shpesh ish-bashkëshortes.

Paraditen e sotme, Durrësi u trondit nga një tjetër ngjarje e rëndë. Një grua u qëllua me levë dhe mbeti e vdekur në vend brenda dyqanit ku tregtonte metrazhe.

Autori i krimit të rëndë është bashkëshorti i saj, 63-vjeçari Rruzhdi Tosuni, i cili e ka pranuar krimin në deklaratën e dhënë për blutë e qytetit bregdetar.

Tosumi e ka qëlluar me levë bashkëshorten e tij, 59-vjeçaren Hajdie Tosuni që ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.

Çifti mësohet se kishte tre fëmijë ndërsa pas krimit, 63-vjeçari e ka lajmëruar vetë policinë duke e pritur në trotuarin para dyqanit të metrazheve.

Ajo që vlen të theksohet në rastin e vrasjes së dyfishtë në Mirditë, është se strukturat shtetërore kanë dështuar në mbrojtjen  e viktimës e vëllait të saj. Esmeralda Filopati kishte urdhër mbrojtjeje nga gjykata ndaj ish-bashkëshortit, por ky i fundit e kishe shkelur disa herë atë ndërsa mbrëmjen e djeshme e qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten e vëllain e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *