Pas Italisë e Kroacisë, një tjetër vend i rajonit është prekut nga koronavirusi. Një grua në Maqedoninë e Veriut është konfirmuar si e infektuar me virusin.
Lajmi është pohuar edhe nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Pacientja kishte qëndruar në Itali te të afërmit e saj për rreth një muaj para se të mbërrinte në vendin fqinj.
Gruaja është shtruar menjëherë në klinikën infektive të spitalit të Shkupit.
Autoritetet kanë nisur kërkimin e 12 personave që kanë qenë në kontakt me gruan e infektuar gjatë udhëtimit me furgon nga Italia në Maqedoninë e Veriut.