Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq shkakton vonesa në nisjen e trageteve të linjës Durrës–Bari


Dita e sotme ka sjellë një përkeqësim të motit, me erëra të forta e reshje shiu, e ndërsa nuk ka munguar as breshëri në kryeqytet.

Moti i paqëndrueshëm ka shkaktuar vonesa dhe në nisjen e trageteve. Sipas Autoritetit Portual të Durrësit,  dy tragete të linjës Durrës – Bari, të cilët do duhej të kishin nisur lundrimin mbrëmjen e kaluar, janë nisur vetëm sot rreth orës 07:30.

“Moti i keq, vonesa në nisjen e trageteve të linjës Durrës – Bari

Në kalata vijon përpunimi i anijeve me mallra

Dy tragetet e linjës Durrës – Bari, të cilët nuk mundën të lundronin natën e kaluar drejt destinacionit për shkak të erës së fortë me shpejtësi deri në 20 m/sek, u nisën sot rreth orës 07:30 në mëngjes nga porti i Durrësit.
Era e fuqishme gjatë natës së kaluar, vonoi për rreth katër orë edhe tragetin “AF Claudia”, i cili u nis drejt Ankonës pas një incidenti brenda basenit portual.
Ndërkohë, dy tragetet e nisur nga Bari mbrëmjen e kaluar, kanë mbarritur në Portin e Durrësit orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.
Moti i paqendrueshëm nuk ka ndikuar në përpunimin e anijeve tregtare.”– thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *