Vendosni fjalën kyçe....

Rama zbulon më në fund se ku është karantina


Është mbledhur Komiteti i Sigurisë për përballimin e koronavirusit.  Kryeministri Edi Rama pasqyroi masat e marra nga qeveria në spitalet e qendrat shëndetësore të vendit si dhe në pikat hyrëse të vend, në aeroport, porte e pikat kufitare tokësore.

E më në fund pas shumë debatesh që ka patur këto ditë, më në fund zbuloi se cila është ndërtesa e përzgjedhur si karantinë. Ai theksoi se aktualisht si pikë karantine është vendosur të jetë shtëpia e pushimit e Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës.

“Në Shqipëri nuk kemi asnjë rast të konfirmuar të koronavirusit. Janë testuar 17 persona të dyshuar që pas analizave kanë rezuluar se nuk janë të prekur nga koronavirusi. Janë shtuar masat e kontrollit në pikat hyrëse në Shqipëri, në aeroportin e Rinasit, portet e vendit dhe pikat kufitare tokësore. Kemi alokuar një fond prej 1 milion dollarësh shtesë si dhe kemi pajisuar personelin shëndetësor me pajisjet e domosdoshme. Në asnjë vend nuk ndodh që karantinat që të ndërtohen në male e pyjë apo larg zonave të banuara. Kjo është një shpikje. Vendi i parë për karantinën është shtëpia e pushimit e Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës, ku me OBSH-në është konstatar se i përmbush standartet. Edhe spitali Shefet Ndroqi ka dhoma izolimi për nevoja terapie intensive. Urgjenca ka marrë masa për të pritur 5 mijë thirrje në ditë.’” tha Rama.

Lidhur me debatet e shumta lidhur me vendndodhjen e karantinës, Rama tha se është bërë një përpjekje nga palë të caktuara për keqinformim.

“Është për të ardhur keq që ndërkohë që bëhet politik e ka debat, askund tjetër nuk ndodh që palë të caktuara politike e individë me mandat politik të bëjnë ato që kanë bërë gjatë këtyre ditëve duke u përpjekur për të përhapur panik e për të dezinformuar. Askund nuk bëhet që karantinat të ndërohen në male apo pyje, apo larg zonave të banuara, kjo është një shpikje në vazhdën e ushqyerjes së infodemisë.”– deklaroi kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *