Vendosni fjalën kyçe....

“Mashtruese, firmos rrugaçërira” – Vasili s’lë gjë pa i thënë Gjonajt e publikon dokumentet


Petrit Vasili i LSI-së e ka quajtur mashtruese ministren e Drejtësisë, Gjonaj, pas konferencës për shtyp të kësaj të fundit.

Vasili i kërkon SPAK-ut që ta marrë si të pandehur Gjonajn ndërsa i kërkon asaj që të ikë sa më shpejt nga posti që mban.

Ai thotë se ajo është e përfshirë në një falsifikim të rëndë dhe se duhet të përgjigjet para ligjit.

‘Nuk e mori SPAK-u akoma këtë mashtruesen e Ministrisë së Drejtësisë! Akoma pret SPAK- U për ta marrë këtë. Akoma s’ka ikur kjo nga sytë këmbët. Mashtruesja ministrisë falsifikon shkresat me mafiozet e Ministrisë së Drejtësisë ditën për diell dhe del e kakaris si gjeli mbi pleh. Mashtruesja firmos rrugaçërira shtetërore si e marrë se ja kërkon i marri. Mbahu mashtruese mbahu, nuk kë parë gjë akoma. Është shumë e rëndë kjo histori, nuk është punë golash. Shihi mashtruese edhe një herë falsifikimet dhe ik sa s’është vonë!’ – shkruan Vasili në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *