Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Mbrojtjes nënshkruan marrëveshje 750 mijë dollarë me kompaninë amerikane për mbikëqyrjen detare


Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar një kontrate me kompaninë amerikane Lockheed Martin për pajisjen me Sistemin e Integruar të Mbikëqyrjes së Hapësirës Detare.

Marrëveshja është nënëshkruar në ambasadën amerikane dhe kap shumën prej 750 mijë dollarësh.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasada amerikane nëpërmjet një postimi në Facebook.

Sot, Ambasada e Shteteve të Bashkuara priti me kënaqësi nënshkrimin e marrëveshjes prej më shumë se 750,000 dollarësh midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Lockheed Martin, një kompani amerikane globale për sigurinë dhe hapësirën ajrore, për mbështetje dhe mirëmbajtje të Sistemit të Integruar të Mbikëqyrjes së Hapësirës Detare (ISSSS). Ky sistem e mundëson Shqipërinë të bëhet një aleate më e fortë në NATO duke e ndihmuar vendin të mbrojë territorin e tij”-shkruan ambasada.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *