Vendosni fjalën kyçe....

Astronomët zbulojnë një “mini-hënë” të Tokës


Astronomët kanë zbuluar një vizitor të ri në gravitetin e Tokës – një mini-hënë. Siç shkruan Daily Mail, astronomët e NASA-s kanë zbuluar një objekt të vogël kozmik, i cili vlerësohet të ketë një diametër 6-12 metra dhe ka një shkëlqim sipërfaqësor të ngjashëm me asteroidet e tipit C, të cilat janë të pasura me karbon dhe shumë të zakonshëm.

Ky asteroid i cili është quajtur “CD3 2020”, ka qenë duke u rrotulluar rreth planetit tonë për tre vjet.

Ky është një lajm i madh për shkencën, për faktin se ka më shumë se një milion asteroide të njohur, por ky është i dyti që orbiton Tokën.

Studimi është kryer nga astronomë të “Catalina Sky Survey”, një projekt i financuar nga NASA. Astronomët janë përqendruar në gjurmimin dhe zbulimin e objekteve afër Tokës.

Zbulimi i tyre i fundit, CD3 2020, është parë në qiellin e natës së 15 shkurtit nga astronomët Kacper Ëierzchos dhe Teddy Pruyne.


Mini-hëna u pa përsëri katër herë deri më 17 shkurt, që ishte provë e mjaftueshme për ekspertët për të konfirmuar se po rrotullohet rreth planetit tonë.

Ekipi i studiuesve e ka krahasuar madhësinë e objektit kozmik me atë të një lavatriçeje dhe beson se ka qarkulluar në Tokë për rreth tre vjet, bazuar në llogaritjet e trajektores së orbitës.

Mini-hëna e fundit që u shfaq në gravitetin e Tokës u zbulua vitin e kaluar dhe ra nga qielli mbi Australi.

Hëna jonë, e shkelur nga Neil Armstrong, Buzz Aldrin dhe të tjerë nga misionet Apollo, ka rrotulluar Tokën për katër miliardë vjet dhe ka një diametër rreth është 2.000 milje. Ndërkohë një mini-hënë është shumë herë më afër dhe mendohet të rrotullohet vetëm për një vit rreth planetit, para se të rifillojë jetën si një asteroid ose të bjerë në Tokë si një zjarr meteor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *