Gjatë një ndjekje nga policia një makinë më 4 refugjatë nga Lindja e Mesme ka përfunduar në kanal pasi shoferi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.
Shoferi ka tentuar t’i ikë policisë, por ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në kanal. Për pasojë, 2 prej refugjatëve sirianë kanë pësuar dëmtime të lehta.
Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Korçës. Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia.