Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironizon Metën: Luks i madh për mua të merrem me të


Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer sot ironitë për presidentin e vendit Ilir Meta.  Në aktivitetin ku po prezantohet projekti për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti, Rama u pyet nga gazetarët për manifestimin e 2 marsit të thirrur nga presidenti.

 Por ai u shpreh ishte luks i madh për të që të merrej me presidentin.

“Presidenti e ka shtëpinë më shumë se një shtëpi, unë jam këtu për ata që jetojnë në çadra apo jetojnë në shtëpitë e të tjerëve.

Për ata jam unë këtu jo thejsht ne kete konference, por në të gjitha orët e ditës time me gjithë natën, kështu që ua kam lënë juve çështjen e presidentit, është luks i madh për mua të merrem.”– tha Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *