Vendosni fjalën kyçe....

Damian Gjiknuri: Maxhoranca s’ka asgjë kundër, të përfshihet teknologjia në zgjedhje


Mesditën e sotme u mblodh Komisioni për Reformën Zgjedhore. Bashkëkryetari i këtij Komisioni Damian Gjiknuri ka deklaruar se nuk përjashtohet numërimi elektronik për shkak se do të ndikojë edhe në depolitizimin e komisionerëve.

“Kemi qenë dakord që të përfshihet teknologjia në zgjedhje. Ne do të konsultohemi dhe me ekspertë dhe do të shohim si do ta përfshijmë këtë teknologji. Kjo është qasja që ka mazhoranca dhe qeveria. Nëse kjo është e realizueshme do bëjmë konsultimet e nevojshme por në parim, ka qenë që parimet t’i vendosim në ligj. Një nga qëllimet që ne kemi pasur është edhe depolitizim i Komisioneve Zgjedhore dhe teknologjia ndihmon në këtë proces. Ditën e martë PD do sjellë propozimet e saj për çështjet e financimit të fushatave. Nëse PD do i sjellë të gjitha propozimet besoj se në 2 javët e mbetura do kemi rezultate. Prokuroria ka sjellë disa përgjigje. Ne kemi rënë dakord që krimet zgjedhore të hetohen nga SPAK. Kemi rëndë dakord që roli i policisë të jetë sinjalizuese. Ky është një proces që po trajtohet nga ekspertët. Ne jemi të gatshëm të ketë edhe një mbikëqyrje më të thellë të proceseve zgjedhore. Mazhoranca nuk ka asgjë kundër”, tha Gjiknuri.

Numërimi elektronik është një nga propozimet e PD-së që u publikuan sot për Reformën Zgjedhore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *