Një eksperiment në lëndën e Kimisë ka shkuar keq në një shkollë të mesme në Fier.
Mësohet se një reaksion kimik në laboratorin e kimisë ka shkaktuar panik tek nxënësit e shkollës së mesme ‘Janaq Kilica’, ndërsa janë helmuar disa prej tyre.
Rreth 7 nxënës kanë dalë nga klasa të asfiksuar dhe më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.
Ende nuk ka ende një njoftim zyrtar nga shkolla dhe nga autoritetet në lidhje me këtë ngjarje.