Në stadiumin “Air Albania “ janë regjistruar incidentet e para në nisje të sfidës mes Partizanit dhe Tiranës.
Tifozë të Tiranës që janë grumbulluar në hyrjen që i çoj në tribunën e tyre pas porte, kanë lëshuar shishe uji dhe flakadanë kundër policisë.
Arsyet ende nuk janë të qarta, por hamendësohet se gjithçka duhet të ketë lidhje me kërkesën e uniformave blu, që nuk do të lejojnë hyrjen e ultrasve në stadium pa kartat e identitetit.