Vendosni fjalën kyçe....

Meta njofton tjetër konferencë për shtyp: Fakte të reja për grushtin e shtetit


Presidenti i vendit Ilir Meta do të mbajë një tjetër konferencë shtypi lidhur me përplasjen e tij me maxhorancën për Gjykatën Kushtetuese dhe atë që  e quan “grusht shteti”.

Zëdhënësi i kreut të Shtetit, Tedi Blushi ka njoftuar se Meta do të jetë në konferencë rreth orës 12:00.

“Në ora 12.00, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë një konferencë shtypi për t’ju njohur me fakte të reja të grushtit të shtetit! I hapur për çdo pyetje!”– shkruan Blushi.

Presidenti i vendit Ilir Meta, më 2 mars ka thirrur një tubim në mbrojtje të Kushtetutës dhe për të luftuar grushtin e shtetit që sipas tij po synon maxhoranca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *