Vendosni fjalën kyçe....

I hoqi kompetencat për emërimin e gjyqtarëve, Meta: Komisioni i Ligjeve mashtroi në raport


Presidenti i vendit Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka dhënë fakte të reja që sipas tij vërtetojnë përpjekjen e maxhorancës për grusht shteti.

Lidhur me miratimin e ligjit nga Kuvendi, që i lejon gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të shmangin betimin para presidentit, Meta tha se maxhoranca ka mashtruar në raportin ku thotë se ka marrë mendimin e institucioneve të tjera në vend lidhur me këtë projektligj.

“Jam sot përsëri para jush për të paraqitur prova të reja të mashtrimeve skandaloze të Komisionit të Ligjeve dhe Kuvendit të Shqipërisë lidhur me konsultimet dhe mbështetjen që ka marrë për ligjin antikushtetues të pushtimit të Gjykatës Kushtetuese nga sekti kriminal që ka kontrollin e institucionit të Kuvendit.

Kuvendi në datën 12 shkurt, 2020, ka miratuar ligjin për një shtesë në ‘ligjin për organizimin e Gjykatës Kushtetuese’, duke ndërhyrë në mënyrë antikushtetuese për të ndryshuar formatin e betimit që sipas Kushtetutës duhet të bëhet vetëm përpara Presidentit dhe askujt tjetër. Jemi sot për të demaskuar falsifikime të tjera të këtij kuvendit.

Në raportin e Komisionit, ku është shqyrtuar ky projektligj në pjesën ku përmendet konsultimi publik, relatohet se ligji i është përcjellë për mendim Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të KLartë të Prokurorisë, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshillit të Magjistraturës, , Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Fondacionit Soros, Respublika, Institucionit të Studimeve Politike.

Po ashtu thuhet se paralelisht është ngritur dhe një grup pune me asistencën e Euralius.

Presidenti, më datën 11 shkurt 2020, një ditë para se Kuvendi të miratonte këtë projektligj antikushtetues, i kërkoi informacion zyrtar të gjithë institucioneve të sipërcituara për të ditur mendimine  tyre të vërtetë për mendimin që i kanë dhënë Kuvendit.

Deri më tani janë administruar këto përgjigje zyrtare:

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka kthyer një përgjigje të mrekullueshme Kuvendit. KSHH, ka parashtruar qartë kundërshtimet dhe oponencën e fortë për këtë ligj duke vlerësuar se ceremonia që zhvillohet përpara presidentit nuk mund të bëhet në formë të shkuuar sepse akti i betimit në vetvete si akt i lartë solemniteti, që kërkon prezencën e personit që betohet para presidentit dhe kompetenca që i jepet një organi nuk mund t’i kalohet një organi tjetër. Shumë mirënjohje për KSHH dhe shumë keqardhje për relatuesit që thonë se kanë marrë mbështetje.

Instituti i Studimeve Politike i ka kthyer presidentit këtë përgjigje ku informon se është ftuar përmes komunikimit elektronik. Ka dhënë mendim se “krijimin e një institucio të tillë paralel, dobëson institucionin e presidentit, kuvendit dhe hap mundësi abuzive për kriza të reja në të ardhmen.”

Shkolla e magjistraturës nuk ka shfaqur opinion ligjor, pra një mashtrim tjetër i Kuvendit. Kryetari i KED dhe ai thotë se nuk ka pasur dijeni për të dhënë mendim për nismën. 

Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk i është kërkuar mendimin dhe ndaj s’e ka bërë këtë. Pra një gënjeshtër tjetër.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kthyer këtë përgjigje: ‘Nuk rezulton të jetë kërkuar mendim nga Kuvendi’.

Qendra Respublika, thotë se nuk i ka kthyer asgjë përgjigje Kuvendit për shkak të ngarkesës së punës.

Fondacioni Soros për shkak të pamundësisë për t’i përgjigjur në afatin e caktuar, nuk ka dërguar vendime për këto dy ligje.

Pra siç e shikoni, Komisioni i Ligjeve në Kuvend në raportin zyrtar që i ka paraqitur publikut dhe Kuvendit shqiptar ka dhënë informacion të gënjeshtërt, ndërkohë që shqyrtohej vetëm ligji për Gjykatën Kushtetuese.

Kjo manovër mashtruese dhe e pacipë e këtij sekti kriminal, është kryer për të krijuar përshtypjen e gënjeshtërt në publik se ligji është krijur duke marrë mendimin e institucioneve të mësipërme.”– tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *