Vendosni fjalën kyçe....

Rama komenton heqjen e taksës ndaj Serbisë, i del në mbrojtje Kurtit, shigjeton Haradinajn


Kryeministri Edi Rama ka komentuar dinamikat politike në Kosovë, lidhur me heqjen pjesërisht të takësës ndaj Serbisë.

Rama i ka dalë në mbrojtje Kurtit duke mos anashkaluar edhe shigjetimin e Haradinajt. Kreu i qeverisë shkruan se Albini mund të jetë gjithçka por jo shërbëtor i Serbisë.

Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës”-shkruan Rama.

Më tej shefi i ekzekutivit, thotë se taksa nuk sjell njohjen e Kosovës por i bën më shumë dëm asaj, duke e konsideruar lëvizjen e Kurtin në rrugën e duhur.

“Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës,se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës!

Albin Kurti është në rrugën e duhur!Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhëtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës”-shkruan Kryeministri në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *