Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh të rinjtë në Kongres, sulmon Metën: Vendi nuk mund të merret peng nga besëlidhja dhe besëlikja


Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mblodhi të rinjtë socialistë në ditën e tretë të Kongresit në sheshin Nënë Tereza ku nga foltorja nuk denjoi pa drejtuar sulme kundrejt tubimit të thirrur nga Kreu i Shtetit më 2 mars.

Sipas Ramës, vendi nuk mund të jetë peng i besëlidhjes, argument me të cilin Meta ka thirrur tubimin më 2 Mars në Bulevard.

Rama tha se vendi duhet të ecë përpara dhe se debati, qoftë edhe në media, duhet të shtrohet në arritjet e njerëzve të thjeshtë e të suksesshëm, histori frymëzimi që në media nuk zënë hapësirë.

S’mund të jetë debat që të marrim vendin peng, debati që ka marrë mediat peng për gjithë këto kohë, besëlidhja dhe besëlikja, nuk është ky debati. Kush është me besëlidhjen, kush është me besëliken. Ky vend nuk është peng i atyre që shfaqen në televizor sikur janë ata dhe pas atyre nuk ka asgjë tjetër“- u shpreh Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *