Vendosni fjalën kyçe....

Mbytja e 4-vjeçarit në kanal, Vokshi: Përgjegjësi e Veliajt, kanali u hap nga bashkia


Albana Vokshi ka bërë përgjegjës kryebashkiakun Veliaj për mbytjen e një fëmije të mitur në zonën e Shkozës.

Ajo shkruan se fëmija ka humbur jetën si rezultat i punimeve pa kushte teknike e pa standartet e kërkuara për sigurinë.

‘Fëmija ka humbur jetën si rezultat i punimeve pa kushte teknike e pa standartet e kërkuara për sigurinë në punë nga bashkia. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkozë, ku ka humbur jetën një fëmijë i vogël 4 vjec, i cili rezultonte i humbur prej disa ditësh. Mediat njoftuan që fëmija kishte rënë në kanal, e vetëm sot ështê gjendur trupi i tij. Asnjë detaj tjetër nuk u dha për ngjarjen.’ – shkruan Vokshi

Ajo shton më tej se fëmia i mitur ka humbur jetën pasi ka rënë në një kanal të bërë nga punimet në Unazën lindore të Tiranës nga Bashkia e Tiranës.

Edhe pse punimet janë ndërprerë prej kohësh, për banorët s’është marrë asnjë masë për sigurinë e tyre. Vokshi i bën thirrje prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet.

‘Nga informacionet që kanë ardhur nga familjarët e tij dhe banorët e Shkozës, ngjarja është akoma më e rëndë. Fëmija i vogël me inicialet K.H, që humbi jetën në Shkozë e që i përket një familje Rome të strehuar atje, ka rënë në një kanal të bërë nga punimet që po kryhen për unazën Lindore të Tiranës, nga Bashkia e Tiranës. Fëmija ka humbur jetën si rezultat i punimeve pa kushte teknike e pa standartet e kërkuara për sigurinë në punë.  Ka disa kohë që punimet janë ndërprerë, por për banorët nuk është marrë asnjë masë për të siguruar kushtet teknike të sigurisë. Si prind dhe në emër të Partisë Demokratike, i bëj thirrje Prokurorisë, të nisë menjëherë hetimet për përgjegjësit e humbjes së jetës së fëmijës së vogël. Përgjegjësit duhet të vihen para përgjegjësisë penale, kushdo qofshin dhe kudo qofshin!’ – mbyll reagimin Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *