Ministrja Spiropali ka deklaruar sot se presidenti Meta dhe ata që e mbështesin, e sulmojnë ministren e Drejtësisë, sepse ajo është grua.
Në fjalën e saj në seancën plenare, Spiropali tha ndër të tjera se nëse kreu i ministrisë do ishte burrë, Meta nuk do guxonte ta sulmonte, ndërsa shtoi se fjalori i Metës e mbështetësve të tij janë nxitës të dhunës ndaj grave.
‘Presidenti Meta i vërsuli ministres së Drejtësisë, ish-partinë e tij, për ta goditur, për ta sharë, për ta sulmuar. Nëse drejtuesi i i Ministrisë së Drejtësisë, do ishte burrë, Meta dhe ata që e pasojnë nuk do guxonin ta godisnin ministren. Po të ishte burrë nuk do guxonte ta nxirrte aradhën e partisë së tij për ta goditur. Nëse goditet me gjuhë misogjeniste, partiarkale ministra e Drejtësisë, imagjino se çfarë i ndodh asaj gruas atje në fshat. Për këtë duhet të fliste deputetja Hajdari sot. Tradita shqiptare e mbron gruan. Këta janë vetëm një çetë me fjalë kush i del përpara. Ata nuk kanë lidhje me traditën, as me të shkuarën as të ardhmen. Janë vetëm një grup rastësor.’ – tha ndër të tjera Spiropali.