Regjisori Robert Budina pjesëmarrës dhe folës në manifestimin e sotëm të thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi se mori pjesë për t’i thënë jo neo-diktaturës.
Budina theksoi se është rikthyer në Shqipëri për të shpëtuar nga kjo diktuaturë e cila po mundohet të përdhosë vendin.
“30 vjet më parë ne kishim një ëndërr. Pas 30 vjetësh kthehemi këtu për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa, për ta shpëtuar nga kjo diktaturë e re e cila mundohet të përdhosë vendin. Ne kthehemi këtu për të luftuar korrupsionin dhe mafien dhe për të mbrojtur Kushtetutën nga ata që e kanë uzurpuar. Kam ardhur këtu për të mbrojtur demokracinë, lirinë e vendit tonë. ne nuk duhet të lejojmë që vendi jonë të zbrazet.
Unë kam qenë emigrant dhe e di se çdo të thotë që të të vdesin prindërit dhe të mos i shikosh dhe në Parlamentin tënd ata njerëz të cilët janë pasuruar në mënyrë të pandershme ndërkohë që pensionistët nuk kinë para për të marrë ilaçe.
Jemi këtu për t’i thënë jo neo-diktaturës që nuk ka për të fituar. Çdo lloj salep-sulltani që mundohet të vendosë sulltanatin e tij nuk do t’ia dalë kurrë, nuk do t’ia dalë kurrë ta shkatërrojë dhe zbrazë Shqipërinë. 30 vite më parë kishim ëndrrën ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa dhe ne do ta bëjmë duke shporrur këtë oktapod që nuk ka asgjë socialiste për të mbrojtur Kushtetutën dhe institucionet”-tha Budina gjatë fjalës së tij.