Vendosni fjalën kyçe....

“Shpresojmë që BE-ja ti thotë ‘po’ Shqipërisë”-Yuri Kim reagon pas raportit të KE-së


Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka reaguar lidhur me rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kim shpreson që Bashkimi Evropian (BE) të thotë “PO” për Shqipërinë duke shpërndarë edhe postimin e komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

“Procesi i pranimit në BE – dhe reformat që kërkohen – do ta bëjnë Shqipërinë më të fortë. Shpresojmë që BE të thotë PO për Shqipërinë”- shkruan zonja Kim në Twitter.

Komisioni Evropian i qëndron fort rekomandimit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe shpresoj që Shtetet Anëtare të marrin një vendim pozitiv në javët e ardhshme”-shkruan Varhelyi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *