Vendosni fjalën kyçe....

Drejtori i zyrës së OBSH-së në Tiranë: Nuk e dimë pse s’ka ende raste në Shqipëri


Drejtori i zyrës së OBSH-së në Tiranë Raul Gonzales ishte i pranishëm sot në mbledhjen e Task-Forcës, ku foli lidhur me faktin se përse nuk ka ende asnjë rast të regjistruar në Shqipëri. Gonzales tha se në Shqipëri me siguri ka raste dhe ato do të zbulohen. Por ai nuk e dinte se cila mund të jetë arsye pse ende nuk është zbuluar asnjë rast. Ai theksoi se edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke mësuar dhe dha një rast nga vendi i tij Spanja si shembull.

“Do doja që si fillim të theksoj përpjekjet e Shqipërisë për t’u përballur me këtë epidemi. Ka shumë për të folur se përse ne nuk kemi raste në Shqipëri. Ne kemi nevojë t’u besojmë institucioneve tona, ne duhet të besojmë në kapacitetet dhe ekspertët e certifikuar ndërkombëtarisht dhe ne jemi të dijeni të punës së tyre cilësore. Çështja është se ka raste që do zbulohen, me siguri. Kjo është gjëja e parë që dua të nënvizoj. Pse nuk kemi raste? Ne nuk e dimë ende dhe po e them nga OBSH-ja, ne po mësojmë. Unë sapo jam kthyer nga vendi im dhe po zbulojmë gjëra shumë interesante. Përshembull, ne gjetëm një rast të një personi që ndërroi jetë para dy javëve, ai nuk kishte qenë kurrë në Itali, Iran apo Kinë. Ne duhet të kuptojmë ditë pas dite, ne po mësojmë. Gjëja e parë që duhet të kuptojmë është koordinimi i afërt mes organizatave dhe qeverisë dhe kjo po ndodh dhe po funksionon shumë mirë në Shqipëri.”- tha Gonzalez.

Gonzalez theksoi gjithashtu se duhet të shmanget keqinformimi lidhur me koronabvirusin i cili shkakton dëme shëndetësore dhe ekonomike.

“Një pikë tjetër është edhe informimi. Element kyc është informimi i duhur dhe duhet të shmangim keqinformimin. Nuk duhet të shpërndajmë lajme të rreme sepse i bëjnë keq shëndetit dhe ekonomisë së vendit”, tha Gonzalez./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *