Vendosni fjalën kyçe....

“Nisim rindërtimin e 3400 shtëpive me fond 8.7 miliardë lekë” – Rama bën njoftimin


Kryeministri Rama ka njoftuar se qeveria sapo ka mbyllur vendimin për ndërtimin e 3400 shtëpive të para me një fond 8.7 miliardë lekësh.

Ai tha se nesër ky vendim do miratohet dhe kjo do hapë rrugën e çeljes së tenderit ndërkombëtar.

Rama shkruan gjithashtu se qeveria do bëjë çmos që deri më 31 dhjetor 2020 familjet e Thumanës dhe të zonave rurale në Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak, Kavajë, Vorë, Kamëz e Tiranë të futen në shtëpitë e reja.

‘Sapo kemi mbyllur tekstin e shkruar të Projekt-Vendimit të Këshillit të Ministrave për ndërtimin e 3400 shtëpive të para, me një fond limit 8,7 miliarde lekë, që pas miratimit nesër do t’u hapë rrugën njësive zbatuese të çelin tenderin ndërkombëtar që do të hapet në fillimjavën e ardhshme. e do ta bëjmë natën ditë, që natën e fundit e këtij viti familjet e Thumanës dhe të çdo zone rurale në Krujë, Kurbin, Lezhë, Durrës, Shijak, Kavajë, Vorë, Kamëz e Tiranë, të cilat e humbën shtëpinë e vjetër, ta presin ditën e parë të Vitit të Ri në një shtëpi të re, më të fortë e më të bukur se ajo që kishin.’ – shkruan Rama në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *