Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet nga detyra gjyqtari që shpalli fajtor Saimir Tahirin, për “shpërdorim detyre”


Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme Ardit Mustafaj. Shkak për shkarkimin e tij është se ai nuk justifikonte dot pasurinë.

Sipas analizës financiare të KPK-së, Mustafaraj ka dalë me diferencë negative prej më shumë se 6 milion lekësh nga viti 1996 deri në vitin 2003.

Diferenca sipas KPK-së vinte pasi nuk ishin provuar burimet e ligjshme të dy huadhënësve, burimi i dhurimit nga prindërit e bashkëshortes dhe të ardhurat e kësaj të fundit nga kurset në shumën prej 850 mijë lekësh.

Mustafaj ka qenë pjesë e treshes së gjyqtarëve, që shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin vitin e kaluar, për shpërdorim detyre.

Në dhjetor ai u emërua përkohësisht si gjyqtar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mirëpo duhej të kalonte procesin e Vettingut për të marrë një mandat të plotë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *