Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj pranon situatën emergjente: Po lirohen nga burgu kriminelë të rrezikshëm


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dha shpjegime sot nga foltorja e Kuvendit se përse qeveria veproi me emergjencë duke kaluar me akt normativ paketën e pagëzuar si “Anti-KÇK”.

Lleshaj argumentoi se vendi i plotëson dy kushte për të përdorur këtë akt normativ, emergjencën dhe nevojën. Ministri tha se situata emergjente është krijuar veçanërisht pas vendimeve skandaloze të gjykatave vitin e kaluar, që ka liruar nga burgu të dënuar për krime të rënda.

Po ashtu, ai shtoi se përmes këtij akti normativ qeveria do të marrë përgjegjësi, për të treguar se ka vetëm një objektiv, goditjen e krimit të organizuar.

“Ne besojmë se ka ardhur momenti për një kthesë serioze, historike, për të shkatërruar modelet që shkatërrojnë shoqërinë nëse lihen të mbijetojnë kështu siç janë. Akti normativ, jo thjesht se na e kërkon BE, se këtë pastrim të thellë e kërkon integrimi, por e kërkon e ardhmja jonë. Vendim unik, i panjohur më parë, në bazë të një recete origjinale, që synon së pari të vendosë drejtësi në një vend që ka munguar. Sot rezultojmë në një shoqëri që kemi të rinj analfabet dhe milioner. Janë krijuar modele kriminale biznese dhe kanë joshur të rinjtë. Ky model ka shkatërruar rininë, por edhe bizneset që nuk gjejnë hapësirë për tu zhvilluar. Akti ka një kryefjalë, parandalim të krimit.  Është krijuar nevoja e emergjencës, pasi pas vettingu rezultoi se shumë persona të drejtësisë nuk ia dilnin. Rreth 50% e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë futur në vetingut nuk ja kanë dalë vlerësimit.

Përmes vendimeve të papërgjegjshme është mundësuar sidomos vitin e fundit kryesisht dhënia e vendimeve që janë jo vetëm përtej ligjit, por edhe përtej logjikës, mbi 28 vendime, që provojnë këtë situatë të papranueshme. Përmes këtyre vendimeve, po lirohen elementë me rrezikshmëri të lartë kriminale, që sipas pritshmërive të policisë, duhej të ishin në burg. Ndërkohë që policia operon përditë për të çuar elementë kriminale para drejtësisë, burgjet po furnizojnë skemën e krimit me kriminelë të tjerë të dënuar dhe të liruar në kushte absurde. Dalin dhe kanë jashtë edhe logjistikën e madhe kriminale. Ne besojmë fort që kemi një situatë emergjence, e cila duhet adresuar në kushte emergjente përmes aktit normativ”, tha ministri i Brendshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *