Vendosni fjalën kyçe....

Rama i del në krah Gjonajt e sulmon Metën: Italia e zbythi mafien ekzaktësisht në të njëjtën mënyrë

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend i doli në mbrojtje ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, ndërsa sulmoi edhe një herë tjetër presidentin e vendit Ilir Meta.

Ai tha se në të njëjtën mënyrë siç po vepron qeveria sot, është goditur mafia në Itali në vitet 80-90.

 “Si mund të sulmohet nga maja e piramidës së shtetit Ministrja e Drejtësisë, e cila falë kurajës së saj ka hapur një llogari që të tjerë jo nuk guxuan, po as nuk i shkoi nëpër mend. Përkundrazi i bënin llogaritë me kriminelët. Ajo konceptoi 41 BIS, e dini ç’është? Është regjimi i izolimit të kriminelëve mafiozë, që solli telashe për jo pak njerëz që e ngritën e ndërkohë mbrohen demonët, demonët. Ata që janë të dënuar nga Gjykata, jo të dyshuar nga policia, se ju nuk dini ç’flisni. Janë të dënuar, jo të dyshuar. Janë njerëz që çohen në SPAK si të dënuar që posedojnë asete e pasuri që janë qartësisht produkt i dyshimtë. Nga vijnë këto pasuri e si mundet të arrihet në këtë absurd. Të konsiderohet kapje e shtetit fakti që akti normativ imponon Ministrin e Brendshëm dhe institucionet e drejtësisë, të ulen në tryezën e bashkërendimit të këtij operacioni.

Ku e keni parë në cilin vend të Botës? Si mundet që atë që Italia e bëri në fund vitet ’80 e fillim të viteve ’90 që përkufizoi zbythjen e mafies, ekzaktësisht me të njëjtën mënyrë. Këtu në 2020 çohen autoritete publike por edhe shtetërore, si ai që rri në majë të piramidës e kërkon revolucione dhe e konsiderojnë mëkat të qeverisë, aq të madh saqë jepet si prova kuptimplotë e përfundimtare e nevojës për ta shporrur këtë qeveri. Sot vija ndarëse mes të shkruarës e të ardhmes po bëhet gjithmonë e më e pafshishme kur vjen puna te drejtësia. Sot gjykatësit nuk janë më të korruptuar si 30 vjet se sot është marrë një vendim ekstrem për t’i dhënë një dërrme krimit të organizuar.”- tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *