Një grua nga Illinois akuzohet se është shtirur si e sëmurë me kancer dhe me çrregullime muskulare, në mënyrë që të përfitonte para dhe udhëtime falas për personat me aftësi ndryshe.
Daily Mail shkruan se gruaja vazhdoi të shtirej si e sëmurë duke qëndruar në një karrige me rrota, duke kërkuar ndihmë për t’u veshur dhe për t’u larë.
Autoritetet njoftuan se 35-vjeçarja Sarah A. Delashmit, është akuzuar se ka falsifikuar dokumente duke pretenduar se kishte kancer gjiri dhe çrregullime gjenetike për të marrë ndihmë financiare dhe përfitime të tjera.
Në një rast, Delashmit dyshohet se ishte shtirur sikur vuante nga një çrregullim, në mënyrë që të shkonte në një kamp jofitimprurës, ku ajo qëndroi në një karrocë me rrota dhe shtirej se kishte nevojë për ndihmë për u kujdesur për veten, duke i lënë vullnetarët që ta veshin e ta lajnë. Por ajo në të vërtetë mund të ecte dhe të kujdesej shumë mirë për veten.
Delashmit dyshohet se vodhi identitetin e dikujt dhe përdori deklaratat e tyre të përfitimeve të Sigurimeve Shoqërore si provë për të aplikuar për të shkuar në kamp. Ajo gjithashtu kërkoi dhe mori ndihmë financiare nga kampi, për shkak të diagnozës së rreme.
Kur Delashmit u përball me gënjeshtrat e saj, ajo thjesht “u ngrit nga karroca dhe nuk tha asgjë”, tha një këshilltar në kamp.
Një herë tjetër ajo u shtir sikur kishte kancer në gji për të shkuar në një udhëtim në Florida, madje pozoi me një bluzë me logon ‘Survivor ’përkrah njerëzve të tjerë që me të vërtetë i kishin mbijetuar kancerit.