Vendosni fjalën kyçe....

Foshnja e porsalindur gjendet në vrimën mes dy muresh në Meksikë, e hodhi nëna e saj (VIDEO)


Një vajzë e porsalindur u shpëtua nga punonjësit e ndihmës së shpejtë, pasi nëna e saj e hodhi jashtë apartamentit dhe e la mes dy mureve të ndërtimit në Meksiko.

Sipas gazetës meksikane Noticieros Televisa, autoritetet zbuluan edhe trupin e pajetë të një të porsalinduri tjetër, që besohet të jetë vëllai i saj binjak, në një grumbull mbeturinash jashtë shtëpisë të martën në mbrëmje.

Nëna e tyre, e identifikuar si Jacqueline, është arrestuar dhe shtruar në spital. Videoja e misionit të shpëtimit, e publikuar nga Sekretariati i Sigurisë Publike tregon momentin kur zjarrfikësit e tërhoqën foshnjën pas disa orësh pune për të shpuar njërin mur që ta nxirrnin atë nga aty.

Punonjësit e shpëtimit mbërritën pasi banorët raportuan se kishin dëgjuar të qara me zë të lartë.

Vajza ende e kishte kordonin e kërthizës të palidhur, kur u zbulua e shtrirë në një vrimë të thellë nëntë metra të rrethuar me gypa dhe tulla.

Ekipit të kërkim-shpëtimit iu desh të hynte në shtëpinë e një fqinji dhe të priste murin në mënyrë që të arrinin tek fëmija pa e dëmtuar atë.

Testet mjekësore treguan se e porsalindura kishte shenja të hipotermisë. Mjekja e ndihmës së shpejtë Eloísa Herrera, nënë e dy fëmijëve i dha gji fëmijës rrugës për ta çuar në një spital lokal.

“Ritmi i saj i zemrës vazhdonte të binte. Më ra në mendje se glukoza e ulët është gjithashtu një shkak që e rrezikon jetën e foshnjeve” – tha Herrera për mediat lokale. Ajo tregoi se fëmijën e saj e ka me gji dhe për këtë arsye vendosi ta ushqejë edhe foshnjën, në mënyrë që të mundte t’i ngrinte temperaturën.

Herrera tha se kur foshnja konsumoi gjashtë milimetra qumësht gjatë udhëtimit me ambulancë, i erdhi ngjyra në fytyrë. Foshnja tani ndodhet në gjendje të qëndrueshme në spital, ku mjekët po kujdesen për të.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *