Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat se regjistronte fiktivisht në sistemin TIMS persona të ndryshëm, ShÇBA-ja pezullon policen në Kapshticë


Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (ShÇBA) ka pezulluar nga detyra efektiven e policisë kufitare me detyrë ndihmës kontrollore në Kapshticë me akuzat e shpërdorimit të detyrës të cilat janë ligjëruar në Gjykatë.

SHÇBA ka ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjëses së Policisë Kufitare Korçë, F.Z., me detyrë ndihmës kontrollore në PKK Kapshticë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”-thuhet në njoftim.

Pezullimi nga detyra është kryer pas një hetimi disa mujor të kryer nga SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Gjatë hetimeve sipas ShÇBA-së “është dokumentuar veprimtaria e paligjshme e kryer nga punonjësja, e cila në shpërdorim të funksionit që mbante si ndihmës kontrollore pranë PKK-së Kapshticë, ka kryer në vazhdimësi regjistrime fiktive në sistemin TIMS të personave të ndryshëm, për shmangien e tejkalimit të afateve të qëndrimit në zonën Shengen”.

Hetimet vazhdojnë me qëllim verifikimin e punonjësve të tjerë, që dyshohen si të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *