Bill Klinton pretendon se lidhja e tij me Monica Lewinsky ishte një nga ‘gjërat që bëri për të menaxhuar ankthet’.
Ish Presidenti deklaron për herë të parë në një dokumentar shpërthyes në DailyMailTV, se ai kishte përplasje me ish-praktikanten e Shtëpisë së Bardhë gjatë kohës që ishte në detyrë, sepse kjo ndihmonte në problemet e tij.
Bill zbulon se në kohën kur ai u takua me Lewinsky-in presioni i punës e bëri atë të ndjehej si një boksier i cili kishte bërë 30 raunde dhe ai e shikoi Lewinskyin si ‘diçka që do t’ia hiqte mendjen për pak kohë’.
Ai i bën këto deklarata në një intervistë në serinë e re të dokumentarit që do të transmetohet në “Hulu” për bashkëshorten e tij Hillary Clinton, të quajtur Hill Hillary ’, ku ish-Zonja e Parë dhe Sekretarja e Shtetit, zbulon se në vijim të skandalit, çifti kaloi debate ‘të dhimbshme’ rreth martesës.
Bill i kërkon falje Lewinsky-it në dokumentarin që do të ketë premierën të premten, dhe thotë se ai u ndje ‘i tmerruar’ se jeta e saj ishte përcaktuar nga afera e tyre.
Por ai tha “që në një moment kur gjërat nuk kthehen në normale ti duhet të vendosësh se si të përcaktosh normalen’, duke sugjeruar se ish-praktikantja famëkeqe duhet thjesht të vazhdojë përpara.
Seria me katër pjesë përmban qasje të jashtëzakonshme në rrethin e brendshëm të Klinton-ëve dhe shqyrton jetën publike të Hillary nga ditët e saj studentore deri në humbjen e zgjedhjeve të 2016-ës ndaj Donald Trump.
Por pjesa në lidhje me çështjen Lewinsky – të cilën çifti rrallë e adreson në publik – ka të ngjarë të jetë më e shikuara.
Skandali çoi Bill-in për “shkarkim” (impichment) në 1998. Por ai i mbijetoi gjyqit në Senat dhe mbeti në detyrë gjatë mandatit të tij të dytë.
Hera e fundit që Billi foli për skandalin ishte në vitin 2018 dhe ai u tërhoq përsëri në mënyrë spektakolare sepse tha që nuk i detyrohej Lewinsky-it një falje private.
VINI RE: Shkrimi është pronësi intelektuale e Daily Mail