Vendosni fjalën kyçe....

Rama sulmon Metën: Për herë të parë një President çon letra në Bruksel për minimin e integrimit


Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Presidentin Ilir Meta pas letrës së këtij të fundit drejtuar Komisionit Evropian.

Sipas Ramës është hera e parë që një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Evropës dhe vendit të tij.

Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij! Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit”-shkruan Rama.

Më tej shefi i qeverisë e quan këtë reaksion pas nisjes sipas tij të “terapisë intensive” të Reformës në Drejtësi dhe se “përpëlitjet me bojkote, dekrete dhe molotovë” janë pasojat e terapisë.

“Sa nisi terapia intensive e Reformës në Drejtësi nisi dhe reaksioni me temperatura të larta në organizmin e shtetit të sëmurë prej kancerit të korrupsionit! Përpëlitjet e ethshme me bojkote, molotovë, dekrete janë thjesht pasoja të intensitetit të terapisë mbi kancerin”-thotë Rama në postimin e tij në Twitter.

Në fund, kreu i ekzekutivit, shpjegon se edhe nëse nuk merret drita jeshile nga BE-ja, Reforma në Drejtësi do vazhdojë.

“Shqipëria mund ta marrë mund të mos e marrë PO-në që meriton nga Këshilli Europian, po ama kurimi deri në fund i sëmundjes dërrmuese që i ka ngrënë trupin e shpirtin prej 30 vjetësh,as mund dhe as do ndalet dot me kriza të turpshme të provokuara nga terapia e Reformës në Drejtësi!”-shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *