Vendosni fjalën kyçe....

Ruçi: Presidentin e pres në Kuvend sa herë të dëshirojë, nëse mazhoranca ka probleme le ta takojnë


Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka komentuar konfliktin mes Presidencës dhe mazhorancës në një koferencë me homologun e tij austriak Wolfang Sobotka.

Sipas Ruçit marrëdhëniet e tij me Presidentin i ka përcaktuar Kushtetuta dhe nuka ka vend për interpretime.

Marrëdhëniet e mia me presidentin nuk ka pse të shpik rrotën i ka përcaktuar qartë Kushtetuta e Shqipërisë. Parlamenti një nga funksionet kryesore është ai legjislativ të bëjë ligjet, siç presidenti ka të drejtë të kthejë ose dekretojë ligje. Secili institucion është sovran si parlamenti dhe presidenti për dekretet që miraton apo kthen për rishqyrtuar në kuvend. Këto të fundit parlamenti do i shqyrtojë dhe unë flas me votën time në Kuvend”- u shpreh Ruçi gjatë konferencës me kreun e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.

Gjithashtu Ruçi tha se Meta është i mirëpritur në Kuvend pasi e detyron Kushtetuta ta mirëpresë.

Më obligon Kushtetuta të mirëpresë presidentin sa herë dëshiron të vizitojë parlamentin ose do të mirëprisja dhe do të lexoja çdo mesazh që ai do i drejtonte parlamentit

Pyetjes se “si socialist i vjetër a ka folur Gramoz Ruçi me zotin Meta për këtë situatë?”, Ruçi i është përgjigjur:  “Takimet e mia me presidentin janë brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor. Pyetja juaj është si socialist i vjetër e kam takuar apo jo, sic e dini presidenti është i depolitizuar nga Kushtetuta por dhe unë që nuk jam i detyruar nga Kushtetuta këto dy vite kam qenë totalisht i depolitizuar. Besoj se nuk e kam përdorur asnjë sekondë mikrofonin e kryetarit të Parlamentit për probleme partiake. Parë në këtë këndvështrim nëse Presidenti ka nevojë për qëndrime te maxhorancës kjo ka struktura partie mund ti thërrasë, ose ato nëse kanë problem me presidentin mund të kërkojnë takim me të”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *