Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohen 2 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, si janë numrat në vendet e rajonit


Janë zbuluar dy raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Njoftimi jepet nga mediat e vendit fqinj sipas të cilave bëhet fjalë për një çift nga Dibra që ishin kthyer nga Italia disa ditë më parë.

Autoritetet kanë ndaluar të gjitha tubimet masive si dhe zhvillimin e ndeshjeve me tifozë. Me përjashtim të Shqipërisë, Kosovës, Bullgarisë e Malit të Zi, të gjitha vendet e rajonit janë prekur nga koronavirusi.

Greqia ka deri tani 45 raste me virusin e rrezikshëm, Kroacia 11, Rumania 7, Bosnje Hercegovina 2, Serbia 1 . Të paprekura qëndrojnë Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bullgaria.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *