Një burrë në Durrës ka tentuar vetëvrasjen, pasi kishte dhunuar barbarisht gruan e tij e cila është shtruar në spital.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, rreth orës 22:15, në lagjen nr.13, Durrës.
Policia e qytetit bregdetar thotë se ka ndërhyrë në kohë, duke e ndaluar burrin dhe më pas shoqëruar atë në komisariat.
“Shtetasi A.H.,50 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.H.,42 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Më pas shtetasi A.H., ka tentuar të vetëvaret, por është shpëtuar në kohë nga forcat e policisë të cilët më pas e kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.”– thuhet në njoftimin e policisë.