Vendosni fjalën kyçe....

“Ndoshta duhej të isha bërë doktor” – Trump mburret për aftësitë e tij në shkencë (VIDEO)


Presidenti amerikan Donald Trump të premten i befasoi të gjithë, kur gjatë një vizite në  vëzhguesit selinë e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve në Atlanta, u mburr se ai kishte një prirje ndaj shkencës për shkak të xhaxhait të tij “super gjeni”.

“E dini që xhaxhai im ishte i shkëlqyeshëm – ai ishte në MIT”, tha presidenti ndërsa qëndronte pranë zyrtarëve të shëndetësisë që po punojnë për të frenuar shpërthimin e koronavirusit.

“Ai dha mësim në MIT për një numër rekord vitesh. Ai ishte një super gjeni i shkëlqyer, Dr. John Trump.” – vijoi më tej presidenti, citon Daily Mail.

John G. Trump ishte një inxhinier elektrik i suksesshëm i cili dha dhe mësim në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets. Ai vdiq në vitin 1985 në moshën 77 vjeç. John ishte vëllai i Fred Trump, i cili themeloi dhe ndërtoi perandorinë e pasurive të patundshme Trump në gjithë New York-un.

Ai u dallua për zhvillimin e terapisë rrezatuese rrotulluese, e cila përdoret për trajtimin e kancereve malinje. Presidenti Ronald Reagan i dha atij një medalje për këtë.

John G.Trump

E nipi i tij tashmë president, u mburr për këtë duke thënë se mbase do kishte qenë më mirë për të ti futej shkencës.

“Më pëlqejnë këto gjëra. Unë me të vërtetë i kuptoj. Njerëzit befasohen që unë i kuptoj. Secili prej këtyre mjekëve më pyeti: “Si dini kaq shumë për këtë? Ndoshta kam një aftësi natyrore. Ndoshta duhej të kisha bërë këtë në vend që të kandidoja për president”– tha Trump.


E reagimet në rrjet për presidentin ishin mjaft të ashpra e madje disa talleshin duke i thënë të largohej nga Shtëpia e Bardhë se kishte ende kohë t’i futej studimeve për shkencë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *