Serbia do të vazhdojë të marrë armë nga ‘vendet miqësore’, megjithë kërcënimin e sanksioneve amerikane në rast të dërgesave të mëtejshme nga Rusia, tha të ministri serb i Mbrojtjes.
‘Serbia nuk është një koloni dhe do të vendosë vetë mbi forcimin dhe pajisjen e forcave të saj të armatosura’, tha Aleksandar Vulin në një deklaratë.
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruare hapur Beogradin mbi vendosjen e mundshme të sanksioneve nëse Moska dërgon më shumë armë në vendin ballkanik.
Kohët e fundit, Beogradi ka marrë ngarkesa armësh nga Rusia si avionë luftarakë, helikopterë e sisteme të mbrojtjes ajrore.