Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”, në Librazhd. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të plagosur 5 persona, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Katër prej të plagosurve janë gra dhe i pesti është një burrë, të cilët kanë marrë plagë të ndryshme. Makina e aksidentuar është me targa të Maqedonisë së Veriut dhe dy prej të plagosurve janë pikërisht nga shteti fqinj.
“Në aksin rrugor Librazhd- Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin N. K., 32 vjeç banues ne Tiranë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin Xh.H., rreth 60 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.
Si pasojë janë drejtuesi i mjetit shtetasi Xh.H dhe katër pasagjerë të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin e qytetit Librazhd dhe janë jashtë rrezikut për jetën.”– thuhet në njoftimin e policisë.
Ende nuk janë të qarta rrethanat e këtij aksidenti, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.