Numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 73.
Ditën e sotme janë regjistruar 7 raste të reja, raporton Ministria e Shëndetit të shtetit helen ditën e sotme.
Me rritjen e rasteve, autoritet kanë forcuar edhe masat duke shmangur grumbullimet masive në sektorë të ndryshëm.
Masat e marra nga shteti grek:
Të gjitha konferencat në vend anulohen për 4 javë
Pezullimi i të gjitha ekskursioneve shkollore brenda vendit për 2 javë
Kryerja e të gjitha sporteve në palestra me dyer të mbyllura për dy javë
Në të njëjtën kohë, nuk u vendos që të mbyllen të gjitha shkollat, por siç tha ai mbyllja e tyre do të shihet në varësi të perceptimit të situatës.