Vendosni fjalën kyçe....

Nuk ka fitues në dy sfidat e Superiores, skuadrat ndahen në paqe


Dy sfidat e Superiores, Teuta-Flamurtari dhe Luftëtari-Bylisi përfunduan në barazim ditën e sotme.

Bylisi i cili në fazat e para të kampionatit ishte skuadër agresive dhe me rezultate pozitive tashmë ka harruar të fitojë për disa sfida.

Edhe ditën e sotme me Luftëtarin e parafundit ka barazuar me rezultatin 1-1.

Golat u shënuan nga Guindo për ballshiotët dhe Lika për gjirokatritët.

Ndërsa në takimin tjetër, Teuta nuk arriti të përfitojë me skuadrën e fundit të tabelës duke mos shkuar përtej rezultatit 1-1.

Golin e Harunit për vlonatët e barazoi Cyrbja në pjesën e dytë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *