Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet “Le iene” në Itali, një pjesëtar i stafit me koronavirus, edhe gazetari shqiptar në vetëkarantinë


Regjistrohet një rast me koronavirus brenda redaksisë së emisionit të njohur “Le Iene” në Itali. Sipas mediave në shtetin fqinj, personi i prekur nga koronavirusi nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me ekipin e profesionistëve të pranishëm në studiot e televizionit.

Megjithatë, Mediaset ka vendosur të ndërpresë transmetimin e programit për dy javë dhe i ka ftuar të gjithë pjesëtarët e stafit që të vetëizolohen në shtëpi si masë sigurie.

Kjo masë ka prekur edhe gazetarin shqiptar të emisionit “Le Iene”, Taulant Koplikun, i cili ka konfirmuar se edhe ai është vendosur në karantinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *